Pse Bërnabiç nuk guxon të thotë fjalinë “Kosova e pavarur”?

Mos i humb

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, ka thënë se viti 2018 është viti kur mund të gjendet zgjidhja afatgjate për Kosovën.

Këto fjalë i ka thënë gjatë një interviste për “Radio Economist”.

“Ajo çfarë jemi duke bërë tani është gjetja e një zgjidhjeje afatgjate, në mënyrë që të mos lëmë një konflikt të ngrirë për ata që vijnë pas nesh. Kemi shansin historik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë rast më 2018, nuk do të na jepet një i tillë për dekada me radhë”, tha ajo, siç citon agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ajo tha se metafora e “uljes në dy karrige” – lidhjet e Serbisë edhe me Perëndimin edhe me Rusinë – është “fatkeqe”.

“Vazhdoj të them se nuk janë dy karrige, është një, është vetëm karrigia serbe. Dhe ne jemi plotësisht për BE-në dhe ky është qëllimi ynë strategjik”, tha shefja e qeverisë serbe, Bërnabiq.

Ajo, po ashtu, tha se nuk guxon të thotë fjalinë “Kosova e pavarur” sepse, siç tha ajo, “do të hapej Kutia e Pandorës”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit