“Përfshirja e Kudsit në zgjedhje, garanton sovranitetin e popullit palestinez”

Mos i humb

Që nga zgjedhjet e vitit 2006, grupet rivale palestineze Hamas dhe Fatah kanë qenë në një konflikt të vazhdueshëm, duke dështuar të arrijnë një program pajtues pas disa marrëveshjeve të papërfunduara për të formuar një qeveri për ndarjen e pushtetit.

Në vitin 2007 dhe pas luftimeve në rrugë mes dy fraksioneve, të cilat rezultuan me marrjen e Gazës nga Hamasi, tensionet midis dy grupeve u intensifikuan edhe më shumë.

Në qershor të të njëjtit vit, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, shpërndau qeverinë, veprim i cili që nga ajo kohë grupit Fatah i mundësoi kontrollin e Bregut Perëndimor ndërsa grupit Hamas kontrollin e Gazës.

Por, kohëve të fundit, Abbas ka bërë thirrje për zgjedhje parlamentare të pasuara nga ato presidenciale në një datë të mëvonshme, të cilat do të jenë të parat në 14 vjet.

Thirrja erdhi si një surprizë për palestinezët dhe riktheu shpresat për t’i dhënë fund ndarjes së gjatë.

Hamas mbështeti thirrjen e presidentit Abbas dhe shprehu gatishmërinë për ta realizuar atë me sukses. Megjithatë, grupi i rezistencës insistoi se nuk do të pranojë zgjedhje pa pjesëmarrjen e qytetit të pushtuar të Kudsit në to.

Në deklaratën për Anadolu Agency (AA), zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasem, bëri thirrje për një statut kombëtar që përfshin standarde dhe udhëzime për zgjedhje transparente.

“Ajo që Hamas ka propozuar është mbajtja e një takimi serioz kombëtar, në të cilin të gjitha forcat kombëtare në arenën palestineze do të takohen, do të diskutojnë, konsultohen dhe bien dakord për të gjitha mekanizmat dhe aktivitetet në mënyrë që të tejkalohet çdo pengesë që mund të hasë në procesin zgjedhor, veçanërisht çështja e Kudsit”, tha Qasem.

Po ashtu edhe presidenti Abbas zyrtarisht ka kërkuar nga Izraeli që të lejojë palestinezët e bazuar në Kuds të votojnë në zgjedhjet e ardhshme si dhe kushtëzoi mbajtjen e tyre në marrëveshjen e Izraelit.

Ende pritet që Izreli t’i përgjigjet kërkesës së presidentit palestinez.

Alternativat

Megjithatë, ekspertët dhe aktivistët thonë se palestinezët mund të mbajnë zgjedhje pavarësisht refuzimit të Izraelit.

Aktivisti i të rinjve, Fouad Banat, argumenton se palestinezët mund të mbajnë zgjedhje në qytetin e pushtuar përmes alternativave të ndryshme.

“Sipas mendimit tim, vendosja e kabinave të votimit në disa vende rreth Kudsit, të tilla si shkolla dhe kisha, si dhe thirrja e njerëzve për të marrë pjesë do të ishte zgjidhja optimale”, tha Banat.

Kjo me siguri, thekson Banat, do të çojë në konfrontime me Izraelin dhe disa arrestime mund të ndodhin në vend.

“Megjithatë, është mënyra më e mirë për ta përfshirë Kudsin në zgjedhje dhe për të garantuar sovranitetin e popullit palestinez në të gjithë territorin e tyre”, tha ai.

Sipas aktivistit palestinez, në rast se të gjitha mundësitë bien, zgjedhjet në internet mund të jenë zgjidhja e fundit.

Talal Abu Rukba, një analist dhe hulumtues palestinez, paralajmëron se mbajtja e zgjedhjeve pa Kudsin është një njohje e qartë e të ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit”, një plan i mbështetur nga SHBA-të për arritjen e paqes midis Izraelit dhe Palestinës, si dhe të njohjes amerikane të Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

Plani i mbështetur nga SHBA-të ende nuk është zbuluar plotësisht, megjithatë bazuar në rrjedhjet në media parashikon të bëjë lëshime të mëdha për Izraelin në lidhje me statusin e qytetit të Kudsit dhe po ashtu në lidhje me të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike.

“Alternativa e vetme e pranuar është shndërrimi i zgjedhjeve në një betejë në Kuds, të mbështetur nga ligji ndërkombëtar, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 242 dhe 338 dhe Marrëveshjet e Oslos të nënshkruara nga Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës të viteve 90-ta, të cilat u japin palestinezëve të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje në Kudsin Lindor”, tha Ebu Rukba.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët që insistojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht duhet të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit