Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, 161 milionë euro kthim nga investimet

Mos i humb

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) ka mbajtur konferencën vjetore për media ku ka prezantuar te arriturat gjatë vitit 2019.

Në këtë konferencë u tha se gjatë vitit paraprak TRUST-i ka arritur të kthejë 161 milionë euro nga investimet që ka bërë në tregjet e huaja.

Kryesuesi i Bordit të TRUST-it, Ruzhdi Morina tha se “gjatë vitit, mjetet nën menaxhimin e FKPK-së njohën rritje të lartë, me fondin total që iu afrua 2 miliardë eurove e që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro”.

Morina theksoi se pothuajse 75 për qind të mjeteve të këtij fondi, ishin investuar në tregjet financiare ndërkombëtare nga të cilat ka arritur 8.9 për qind performancë i pozitive.

Ai tha se tregjet financiare ndërkombëtare gjatë vitit “u përcollën me disa rreziqe, sikurse ishin: Vlerësimi shumë i lartë i aksioneve në përkeqësim të fitim të koorporatave, me luftën tregtare të pazgjidhur deri në fundvit dhe me tensione gjeopolitike gjithandej globit”.

“Bazuar në katër parimet e vendosura ne Ligjin për Fondet Pensionale, të cilat janë: siguria e fondit pensional, shumëllojshmëria e investimit, fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe mirëmbajtja e likuiditetit adekuat, FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8,9 për qind ndërkohë që ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth plus 161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i lartë ndonjëherë”, ka thënë tutje ai.

Morina theksoi se rreth 20 për qind e mjeteve të siguruara nga Trusti janë investuar në Kosovë.

“Përveç kësaj Bordi ka ngritur vlerën e investimeve në Kosovë si në letrat me vlerë ashtu edhe në depozitat bankare. Gjersa në fund të 2018-s, rreth 20 për qind e mjeteve ose rreth 328 milionë euro ishin të investuara në Kosovë, në fund të 2019-ës për afërsisht 25 për qind e mjeteve ose 500 milionë euro ishin të investuara në vend”, ka thënë tutje Morina.

TRUST-i gjatë 2019 ka promovuar edhe shërbimet online duke ua mundësuar klientëve qasjen në pasqyrat personale (e-kiosqet) edhe pas orarit zyrtar të punës së këtij institucioni.

Deri më tani TRUST-i ka 669.975 llogari të kontribut-dhënësve teksa vetëm 379.827 prej tyre janë aktive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit