Përgjonte bisedat me anë të aplikacioneve/ Ky është emri i iranianit të arrestuar, çfarë deklaroi para gjykatës: Telefonin ia mora…

Mos i humb

Bijon Pooladrag është emri i iranianit të arrestuar dhe që akuzohet për spiunazh e sulme kibernetike. 

Megjithatë para gjykatës 46-vjeçari nga Irani ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me spiunazhin apo me sulmet kibenretike.

“Isha në shtëpi me qira. Rrija tek rruga ‘5 Maj’. Kam luftuar për lirinë ne Irak, ja mora telefonin të zonjës së shtëpisë dhe nuk kam ndërhyrë në rrjet”mësohet të ketë deklaruar iraniani.

Por prokurori pretendon se ai shfrytëzoi besimin e kallëzeuses dhe përmes telefonit të saj u fut në rrjet dhe merrte të dhëna.

“Sendet që më keni gjetur i kam siguruar në plehra, s’kam lidhje me çfarë më dyshoni” ka thënë i arrestuari.

 Ai përmes një aplikacioni komunikonte me të tjerë duke u lidhur me numrat e telefonit të shtetasve të ndryshëm.

Pas këtij veprimi  policia shton se iraniani siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit duke e bërë të disponueshëm në aparatet e tij kompjuterike.

Policia gjeti në banesen e tij tre dokumente identifikimi dhe një sërë dokumentash të tjera nën hetim,10 karta sim, katër aparate celulare dhe një usb.

Policia shton se iraniani i ndaluar u zbulua në kuadër të një hetimi të shpejtë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit