Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët nesër në protestë

Mos i humb

Gazetarët që mbulojnë politikën kanë paralajmëruar protestë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për ti përjashtuar nga Komisionet Parlamentare. Në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim nga vetë gazetarët ku paralajmërohet se nesër në orën 9:30 do të zhvillohet protesta përpara seancës plenare.

NJOFTIMI NE RRJETET SOCIALE

“Eja KUVENDojmë! Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sensibilizues, ditën e mërkurë, datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!

Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!”, thuhet në njoftim.

Më herët për këtë vendim reagoi edhe presidenti Ilir Meta, duke thënë se është i dënueshëm dhe antidemokratik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit