Përmbytje në rajonin e Detit të Zi në Turqi, 4 të vdekur

Mos i humb

Si pasojë e përmbytjeve në rajonin e Detit të Zi të Turqisë kanë humbur jetën të paktën 4 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, konfirmoi se 4 persona humbën jetën në lagjen Araklı të Trabzonit.

Dje, guvernatori i provincës Trabzon, İsmail Ustaoğlu, u tha gazetarëve se ata kanë gjetur trupat e 2 personave dhe se ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të gjejnë 8 të tjerë.

Presidenca Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe të gjitha ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit vazhdojnë përpjekjet e tyre në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit