Ushtria e Jemenit fillon operacionin për çlirimin e qytetit Al-Baida

Mos i humb

Forcat lojale të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kanë nisur operacionin për çlirimin e qytetit Al-Baida që është nën pushtimin e lëvizjes rebele Huthi.

Një zyrtar i guvernatorit në Al-Baida, Arif al-Umri për AA tha se forcat jemenase në operacionin në Al-Baidi janë nisur nga Marib.

Ai tha se operacionin e mbështesin edhe forcat ajrore të koalicionit pro-saudit.

Al-Baida ndodhet në brendësinë e Jemenit dhe ka rëndësi strategjike duke marrë parasysh se është në rrugën kryesore që bashkon veriun dhe jugun e vendit dhe është e rrethuar me 8 qytete. Qyteti nga viti 2015 është nën kontroll të rebelëve.

Jemeni është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe të sigurisë e cila nga fundi i vitit 2014 eskaloi në luftë qytetare. Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të rëndësishme në vend ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit