“Përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë, element i stabilitetit ndërkombëtar”

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë në Siri janë një element i rëndësishëm i stabilitetit ndërkombëtar.

Putin në rezidencën e tij në Kremlin ka pritur në një takim ambasadorët e 18 vendeve që fillojnë detyrën në Rusi.

Në ceremoninë e zhvilluar Putin i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Turqisë në Moskë, Mehmet Samsar.

Gjatë një fjalimi Putin ka vlerësuar marrëdhëniet Rusi-Turqi, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve ka arritur në nivelin strategjik. Ai tha se është vazhdimisht në komunikim me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Po zbatohen me sukses projekte të mëdha dhe të rëndësishme si ndërtimi i centralit të energjisë bërthamore Akkuyu dhe tubacionit të gazit natyror ‘Rrjedha Turke‘ (TürkAkım). Ne kemi shumë projekte interesante dhe sipërmarrje të përbashkëta”, tha Putin duke rikujtuar se ka qenë i frytshëm takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Rusi-Turqi që u zhillua në prill në Moskë.

Ai vuri theksin se Rusia dhe Turqia po punojnë për stabilitetin ndërkombëtar. “Përpjekjet e koordinuara të Rusisë dhe Turqisë për të normalizuar situatën dhe për të iniciuar procesin e paqes në Siri janë një element i rëndësishëm i stabilitetit ndërkombëtar”, tha presidenti rus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit