“Përpjekjet për paqe në Libi do të jenë model për botën”

Mos i humb

Komentet e ministrit Hulusi Akar erdhën pas një takimi trepalësh në Ankara me ministrin e Punëve të Brendshme të Libisë, Fathi Bashagha, dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare të Maltës, Byron Camilleri.

Në takimin trepalësh u diskutuan zhvillimet rajonale dhe çështjet dypalëshe, ndërsa të gjitha palët kishin një shkëmbim “të sinqertë” të mendimeve, u shpreh Akar.

“Ne mbajtëm një takim shumë pozitiv, produktiv dhe konstruktiv”, tha Akar, duke përfshirë çështje të tilla si lufta kundër trafikimit, migracioni i parregullt, siguria rajonale dhe paqja.

Akar më tej tha se bashkëpunimi mes vendeve në masë të madhe do të promovojë stabilitetin rajonal, do të ndihmojë praktikimin e masave të ardhshme në mënyrë më efektive dhe do të çojë në përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe rajonin.

Libia dhe ishulli mesdhetar Malta janë në një distancë prej rreth 357 kilometrash.

Duke theksuar se të gjithë pjesëmarrësit në takim ndanin të njëjtin mendim për shumë çështje të rëndësishme, Akar tha: “Unë shoh që ne u pajtuam që të vazhdojmë koordinimin midis vendeve tona në ditët në vijim për hir të të paqes dhe qetësisë rajonale”.

“Turqia qëndron pranë vëllezërve të saj libianë”

Duke theksuar se përgjegjësitë e Turqisë në arenën ndërkombëtare gradualisht janë rritur, ministri Hulusi Akar tha se kontributet e vendit të tij për stabilitetin dhe sigurinë kanë filluar të japin fryte.

Aktivitetet turke në Libi u kryen si pjesë e marrëveshjeve të saj të arritura nëntorin e kaluar me administratën Libiane të njohur nga OKB me qendër në Tripoli, të njohur si Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA).

“Stërvitjet tona ushtarake, bashkëpunimi dhe aktivitetet e konsulencës vazhdojnë në Libi”. tha ai, duke shtuar se qasja e Turqisë ndaj vendit të shkatërruar nga lufta bazohet në parimin “Libia u përket libianëve”.

“Dua që të gjithë ta dinë se ne qëndrojmë gjithmonë pranë vëllezërve tanë libianë. Qëllimi ynë është që Libia të jetojë në paqe, qetësi dhe siguri”, tha Akar.

“Ne e dimë se pengesa më e madhe për këtë qëllim është puçisti Haftar”, tha ai, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të të gjitha ndihmave dhe mbështetjes për Haftarin.

Duke theksuar se Turqia ka lidhje të thella historike me Maltën dhe Libinë, Akar falënderoi Maltën për qasjen e tyre “të vendosur dhe konstruktive” drejt gjetjes së një zgjidhjeje politike për problemet e Libisë.

Libia është shkatërruar nga një luftë civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e saj e re, e kryesuar nga kryeministri Fayez al-Sarraj, u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Megjithatë, përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate deri më tani kanë dështuar për shkak të sulmeve ushtarake të vazhdueshme nga komandanti luftarak puçist, Khalifa Haftar, me bazë në lindje të Libisë.

Në muajt e fundit, Ushtria Libiane ka bërë përparime të theksuara kundër Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit