
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Blinishtit.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si dhe identiteti i të plagosurve nuk behet i ditur. Aktualisht policia po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital.


