Përplasen makinat në Korçë. Tek njëra 4 anëtarë të një familjeje

Mos i humb

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite më aksin rrugor Korçë-Maliq. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra  raporton se dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Drithasit.

Një i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë  në spital, ndërsa në njërën prej mjeteve ndodheshin katër anëtarë të së njëjtës familjeje.

Ende nuk dihet shkaku, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu nuk behët me dije identiteti i katër anëtarëve të familjes, por as i të plagosurit, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Makinat

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit