Përurimi i bazës ushtarake në Kuçovë/ Osmani: Ku është NATO ka paqe dhe stabilitet

Mos i humb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për inagurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Në një postim në rrjetet sociale Osmani shprehet se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë Osmani në platformën “X”.

Më tej, Osmani ka theksuar se ku është NATO ka paqe dhe stabilitet.

Ditën e sotme pritet të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës.

Ndërkohë pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Mësohet se në ceremoninë mbështetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Rindërtimi për bazën ajrore të Kuçovës nisi në janar të vitit 2022.

Për këtë bazë ushtarake janë investuar afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit