Baza ajrore e NATO-s/ Berisha: Ngjarje e rëndësishme për sigurinë e vendit

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për inaugurimin e bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Berisha nënvizon se Partia Demokratike përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sipas kreut të PD-së, kjo parti garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj.

“Deklaratë e Partisë Demokratike. Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut. Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj”, shprehet Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit