Polici i ri pagën 240 euro, drejtori i policisë rreth 2 mijë euro

Mos i humb

Me ligjin e ri pë pagat, në Policinë e Kosovës, pagën më të lartë pritet ta ketë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili në bazë të koeficientit 8 do ta ketë pagën 1,912 euro. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, do të paguhet 1,553.50 euro, ndërsa ndihmësdrejtori me 1,434 euro.

Ata që kanë gradën kolonel dhe nënkolonel në Policinë e Kosovës do të marrin pagë nga 1,195 dhe 1,087.45 euro. Majorët dhe Kapiteni në PK, do të marrin pagat nga 932.10 euro dhe 717 euro.

Personat që kanë gardën toger në Policinë e Kosovës sipas koeficientit do të marrin pagë 650.08 euro, reshteri do të përfitoj pagë prej 573.60 euro.

Polic i Lartë në PK sipas Ligjit për Paga do të ketë pagë 525.80 euro, polici do të marrë 478 euro, polici i ri 454.10 euro dhe kadeti policor 239 euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit