Pezullohet mësimi deri më 9 dhjetor? Ministrja e Arsimit: Lajme të rreme, ja kur vendosim për rifillimin

Mos i humb

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka përgënjeshtruar një lajm për pezullimin e mësimit deri më 9 dhjetor për shkak të situatës së krijuar nga tërmetet. Në një postim në “Facebook”, Shahini shkruan se njoftimi zyrtar për rifillimin e mësimit do e bëjë pasi të mbyllen analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore. Ajo kërkon të mos merren në konsideratë lajmet e rreme.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan Shahini.

Shahini Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit