PIKËPAMJET E TUA KA MUNDËSI QË NJERËZIT TË MOS I SHOHIN TË PAFAJSHME

Mos i humb

Jam adaptuar që gjatë fjalimit me njerëzit, qoftë si hatib (i xhumasë), ligjërues, si folës në klasë shkollore, apo në mes të një grupi të njerëzve, t’i përhapi pikëpamjet e mia me shpejtësi dhe pandërprerë, derisa njëri prej tyre më pati më krahasoi me flladitësen shkaku i rrotullimeve të shumta të saj.

Nuk di, s’e kam menduar në vete kjo a është nga cilësitë e mira që i posedoj apo është cilësi e keqe.

Me siguri që këto cilësi i kanë anët e tyre pozitive; një prej tyre është se e tërheq shikimin e atij që e ke përpara teje, e rrëmben vëmendjen e atyre që janë të pranishëm dhe e sheh përmasën e komunikimit të tyre me ty. Mirëpo, megjithatë, e zbulova që i kanë edhe anët e tyre negative.

Isha në klasë duke folur para nxënësve të mi. Është e natyrshme të mos di shumë prej jetës private dhe hollësirave që ndërlidhen me jetën e tyre. Ndërkohë, hyra në temën e lidhjeve të ndaluara që e veprojnë disa të rinj me të reja dhe e trajtova gjerë e gjatë këtë pikë. Si zakonisht ua paraqita pikëpamjet e mia derisa e përfundova fjalimin dhe më pas dola.

Pas disa ditësh, më lajmëroi njëri prej nxënësve të asaj klase, me të cilin kisha lidhje miqësie, se shoku i tij i klasës i kishte thënë: “Mësuesi Muhamed fjalimin që e mbajti për lidhjet e ndaluara e kishte për mua, sepse tërë kohën po më shikonte mua.”

Nxënësi më tregoi për gabimet që kishte rënë në to shoku i tij, i cili mendonte që e synova atë në fjalimin tim. Unë, në të vërtetë, as që e dija se ai vepron gjëra të tilla, bile as që e kisha pritur prej tij të binte në gabime të tilla.

Nuk më kujtohej që gjatë fjalimit shikimin a e kisha të fokusuar drejt tij apo jo.

Prej problemeve që lindin në këso situate është keqkuptimi i shikimit. Meqenëse e shohim se kush po reagon me fjalimin tonë, kjo nuk nënkupton se motivi i reagimit të tij vjen nga përkujdesja apo mahnitja, por, ndoshta, vjen nga shqetësimi apo diçka tjetër që neve nuk na shkon në mendje.

Me sa duket përgjatë fjalimit tim ka pasur një lloj komunikimi me sy në mes meje dhe nxënësit, por sqarimi i tij negativ për pikëpamjen time më shtyu që pastaj të jem më i kujdesshëm gjatë trajtimit të temave e, veçmas, kur tema është e ndjeshme, apo flas për gabime dhe veprime që ndërlidhen me sjellje të caktuar. E kuptova që gjatë fjalimit duhet t’i largohem shikimit të personave apo të ndonjë ane të caktuar, sepse, nganjëherë, mund të vijë deri te keqkuptimi. Atë që e shikoj mendon se po e synoj pikërisht atë me fjalimin tim, apo të tjerët e mendojnë këtë.

Kur jemi duke folur rreth ndikimit të shikimit, një herë, teksa isha në Meke duke ligjëruar para një grupi njerëzish dhe, atëkohë, para se të dilte brezi i telefonave të mençur, e përdorja telefonin që i ngjasonte deri diku celularit të sotit. Ishte i modelit më të ri që ma mundësonte t’i ruaja shkrimet dhe t’i shkruaja ato, si dhe e përdorja për t’i përmbledhur pikat kryesore që do të flisja rreth tyre në ligjëratë. Ndërsa, atë kohë, në përgjithësi, telefonat që gjendeshin në treg ishin nga ata më të thjeshtit. Njëri prej të pranishmëve ishte ulur para meje më përcillte me vëmendje dhe me precizitet.

S’ka dyshim që secili folës dëshiron ta shohë se kush po bashkëvepron me fjalimin e tij dhe kush po ndikohet nga fjalët e tij. Natyra e njeriut është e tillë. Mua më mashtroi kujdesi i tij dhe më shtyri ta shikoja herë pas here. Për mua ishte një lloj i përçimit të mesazhit pozitiv për veten, kurse atij për t’ia tërhequr më tepër vëmendjen.

Pas përfundimit të ligjëratës, u ula të pija kafe me organizatorët e takimit. Pasi dola prej xhamisë, e takova atë të riun i cili qëndronte para meje në ligjëratë. Më pritte të më takonte, a mua ky fakt më bindi edhe më shumë që ishte ndikuar nga fjalimi im, duke e marrë parasysh se ai po më priste, e tash ose dëshironte të më falënderonte ose të më pyeste diçka.

Pasi më përshëndeti, më lajmëroi se merret me mjete komunikimi dhe me aparate teknike, e telefoni im ia kishte tërhequr vëmendjen dhe më pyeti: “Çfarë lloji është?”

Kur e kuptova se vëmendjen ia kishte tërhequr telefoni e jo tematika e ligjëratës dhe se reagimet e tij kishin qenë për shkak të telefonit e jo për shkak të ligjëratës, qesha në brendësinë time, por nuk i tregova për mendimet të cilat më herët m’u sollën nëpër mendje.

– Prej rastit me nxënësit e mi mësova të kujdesesha më tepër për gjuhën e syve dhe llojet e shikimeve, të jem preciz se kur të shikoj drejt atij që e kam para meje dhe kur ta largoj shikimin. Pas këtij rasti, mësova shumë se sa thellë ndikon shikimi tek të tjerët, për këtë shkak fillova të jem më i kujdesshëm se si ta shpërndaj shikimin tim kah të pranishmit.

Këtu përshihet edhe të folurit në formë aludimi që i përngjason qartësimit; disa ligjërues i mbështeten të folurit në formën aludive me nxënësit e tyre, me anëtarët e familjes së tyre apo me njërin prej tyre, mirëpo ky aludim nuk përmban në vete ndonjë tjetër shpjegim (andaj kuptohet direkt).

Situata nganjëherë kërkon qartësim, prandaj, kur i përshtatet rastit, duhet të flasim qartë. Nganjëherë situata kërkon aludim, prandaj duhet të flasim me aludim në formë të përshtatshme. Ndoshta situata kërkon heshtje, sepse ai i cili qëndron para nesh, ka mundësi ta ketë kuptuar gabimin e tij dhe të jetë vetëdijesuar për veprimin e tij.

Mirëpo, mashtrimi i njerëzve me të folurit në mënyrë aluzioni të papërshtatshëm, ndoshta ndikon më keq se që ndikon të folurit e qartë të cilin e kuptoi personi në fjalë.

Dr. Muhamed Duvejsh

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit