“Një qeveri e përgjegjshme, do të investonte çdo qindarkë të buxhetit të investimeve në garantimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj, por qeverisja e Rilindjes ka prioritet interesin më të lartë të klientëve të saj dhe jo interesin më të lartë të fëmijëve e adoleshentëve të Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Më tej thekson se qeveria e ‘Rilindjes’ ka prioritet klientët e saj dhe jo qytetarët.

Deklarata e Plotë:

Shqipëria vijon të mbetet në vendin e fundit në rajon edhe këtë herë.

Qeveria e hajdutëve e zhyt vendin akoma edhe më shumë,  pasi Shqipëria, cedon shumë krahasuar me vendet e rajonit, në garantimin, respektimin dhe manifestimin e të drejtave themelore të fëmijëve.

Sipas studimit të kryer nga Instituti i të Drejtave të Fëmijëve, Shqipëria mban vendin e 52-të në 185 shtete të studiuara, ndërkohë që pozicionimin më të mirë në rajon e mban Serbia me vendin e 28, duke vijuar me Bosnjën dhe Hercegovinën në vendin e 30, Mali i Zi në vendin e 42-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 45-të.

Aksesi dhe përfitimi i të drejtave themelore si shëndetësia, arsimi dhe ushqimi, po bëhen çdo ditë e më të vështira për fëmijët e Shqipërisë, të cilët po përballen që në mosha shumë të hershme me vështirësi të ndryshme si mësim i cunguar dhe jo cilësor, mungesa e ngrohjes nëpër shkolla, mësime me turne, narkotikët e përhapur në masë në ambientet shkollore, ushqime të pakontrolluara, për të mos folur për situatën e reparteve të rëndësisë së veçantë në pediatri, ku fëmijët me probleme të rënda shëndetësore, nuk gjejnë dot trajtimin dhe medikamentet e nevojshme.

Një tjetër fatkeqësi me të cilën përballen fëmijët tanë, kryesisht në qytetet e mëdha të vendit, si Tirana, Durrësi, Elbasani e të tjerë, janë parqet dhe ambientet e lojës, argëtimit e krijimtarisë, vendin e të cilave e kanë zënë kullat dhe komplekset e betonit, duke izoluar plotësisht fëmijët e duke ndikuar radikalisht në shoqërizimin e tyre, si një fushë shumë e rëndësishme e zhvillimit të hërshëm.

Një e ardhme më e mirë dhe më e sigurtë për fëmijët është pikërisht arsyeja që dëgjon nga të gjithë ata që zgjedhin të largohen nga Shqipëria, të cilët jo gjithnjë janë të paarsimuar apo familje të reja pa të ardhura të mjaftueshme, madje numri i familjeve të reja me fëmijë nën moshën 10 vjeç, kryefjalën e arsyeve që i detyrojnë të largohen nga Shqipëria kanë sigurinë e të ardhmes së fëmijëve; arsimi, shëndetësia dhe siguria ushqimore në Shqipëri kanë prekur fundin.

Një qeveri e përgjegjshme, do të investonte çdo qindarkë të buxhetit të investimeve në garantimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj, por qeverisja e Rilindjes ka prioritet interesin më të lartë të klientëve të saj dhe jo interesin më të lartë të fëmijëve e adoleshentëve të Shqipërisë.

Një bashki që paguan 80 mijë euro në ditë për inceneratorët, sepse aty merr pjesën e saj, nuk ka prioritet të sigurojë ngrohje nëpër shkolla për fëmijët tanë; një qeveri që paguan 23 milionë euro për një kilometër rrugë, nuk ka prioritet të sigurojë spitale më të mira për fëmijët tanë; një qeveri që paguan lloj-lloj McGonigal-ësh për interesat e Edi Ramës, nuk ka prioritet të ardhmen e fëmijëve tanë.

14 Maji është mundësia që shqiptarët duhet t’i japin vetes për të larguar me rrënjë qeverinë që qëllimshëm i la fëmijët në mëshirë të fatit, vetëm e vetëm që prindërit e tyre të marrin vendimin drastik të largimit nga Shqipëria, duke braktisur gjithçka e duke nisur edhe nga zero në vende të tjera, të cilat të paktën ofrojnë qetësinë dhe sigurinë për të drejtat bazike të fëmijëve.

Secili nga ne, më 14 Maj, duhet të ndëshkojë me gjithë forcën e shpirtit vrasësit, jo vetëm të shpresës dhe të ardhmes së fëmijëve, por në kuptimin literal të fjalës, ata që me forcën e pushtetit vranë Ardit Gjoklajn, Lear Kurtin dhe Klodian Rashën.