Plagosja me armë në Kavajë, bashkia liron nga detyra Markel Shtyllën dhe Dorjan Troplinin

Mos i humb

Bashkia e Kavajës ka liruar nga puna dy punonjesit e saj, që u përfshinë në plagosjen e sekretarit të PD në këtë qytet Bledar Okshtuni.

Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini u liruan nga detyra ndërsa për ngjarjen është shpallur në kërkim Ndricim Jonuzi, i cili plagosi më armë Okshtunin brenda zyrës elektorale të PD.

Mësohet se Shtylla dhe Troplini e kanë sulmuar dhe qëlluar me grushte demokrartin ndërsa më pas Jonuzi e plagosi me armë.

Të tre këta persona janë në kërkim nga policia. Menjëherë pas ngjarjes në Kavajë shkoi kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta, që i kërkuan Ramës të distancohet nga këto ngjarje kriminale, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Markle Shtylla mbante postin e kryeinspektorit ne bashki ndërsa Troplini ishte polic.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit