800 euro për të sjell 4 emigrantë në Tiranë, arrestohet transportuesi në Gjirokastër

Mos i humb

Policia ka arrestuar në orët e fundit një 23-vjeçar që u kap duke transportuar emigrante të paligjshëm. Sipas njoftimit të policisë 23-vjeçari nga Fushë-Kruja është arrestuar në vendin e quajtur “Ura e Glinës” në Gjirokastër duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

NJOFTIMI

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.     

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihet në pranga 23-vjeçari që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.  

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasi A. V. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit