Plas edhe në Malin e Zi/ Opozita: Nuk marrim pjesë në zgjedhje, nëse nuk formohet qeveria…

Mos i humb

Nuk ka kuptim pjesëmarrja në zgjedhje nëse nuk do të ketë reforma rrënjësore në mbajtjen e zgjedhjeve dhe nëse deri më 1 dhjetor nuk do të formohet Qeveria e Unitetit qytetar, deklaruan kryetari i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviç dhe njëri nga liderët e Lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviç.

Nga URA, njoftohet se Peroviç dhe Abazoviç, biseduan mbi situatën aktuale politike dhe mbi pozitën në të cilën gjendet opozita lidhur me formimin e Këshillit për reforma në legjislacionin zgjedhor.

Ata vlerësuan se atmosfera ekzistuese dhe ndasitë brenda opozitës i shkojnë në favor Partisë Demokratike të Socialistëve dhe është momenti i fundit që një gjëje të tillë t’i jepet fund, sepse qytetarët duan bashkim të opozitës, pohuan ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit