“Plumbi i Artë”, policia aksion në Elbasan, kontrolle në banesa e biznese

Mos i humb

Policia dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në Elbasan për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi Artë”.

Mësohet se kontrollet kanë nisur që në orët të mëngjesit, ndërsa kontrollet janë kryer në banesa, biznese të këtij qyteti.

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, tashmë i penduari i drejtësisë, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”.

Operacioni ‘Plumbi i Artë’  u shtri në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë dhe në të u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore dhe Drejtoritë Vendore të Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit