Po bëhen gati 14 vjet të marëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës

Mos i humb

Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor.

“Zvicra dhe Kosova takohen një herë në vit për shkëmbim mbi çështjet dypalëshe dhe politikës së jashtme, si dhe çështjet e migracionit, me të cilat përballemi krahas lidhjeve të fuqishme njerëzore midis dy vendeve tona.

Edhe vizitat zyrtare zhvillohen rregullisht. Në vitin 2020 unë personalisht pata nderin ta mirëprisja në Kosovë kryetaren e atëhershme të Parlamentit Zviceran, Isabelle Moret.

Në vitin 2021, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi dy herë Zvicrën, ku u takua edhe me presidentin Guy Parmelin dhe këshilltarin federal Ignazio Cassis, përgjegjës për punët e jashtme”, shprehet Kolly për albinfo.ch.

Sipas tij, mbështetja zvicerane në procesin e integrimit evropian në Kosovë dhe promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajon mbetet gjithashtu prioritet i politikës sonë të jashtme.

“Kështu, ne vazhdimisht presim në Kosovë përfaqësues të Zvicrës, të cilët angazhohen për politikën tonë paqësore, bashkëpunim ndërkombëtar ose në Swisscoy, ku përfshihen 195 ushtarë, në mesin e tyre edhe të atillë me nënshtetësi të dyfishtë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit