
Një i moshuar është përplasur pak çaste më parë në rrugën “Transballkanike” në qytetin e Vlorës.
Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raporton se i moshuari është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit, ndërsa vijon të mbahet nën kontroll intensiv nga bluzat e bardha.


