
Policisë e Kosovës në një konferencë për media prezantoi raportin e punës janar – qershor 2019. Me që rast ka bërë të ditur se kanë shënuar rënie të gjitha dukuritë negative si vrasje, aksidente, grabitjet etj. Sipas tyre kjo është një konfirmim i aktivitetin dhe përgjegjësinë së lartë të policisë së Kosovës në raport me parandalimin e veprave penale ku janë shkatërruar 19 rrjete të organizuara kriminale.
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Operativë, Samedin Mehmeti tha se “numri i vrasjeve nga 16 në në vitin 2018, ka rënë në 12 në vitin 2019, numri i grabitjeve nëse e krahasojmë me vititn 2018, në këtë vit ka rënë në – 23 %. Ndërsa në aspektin e parandalimit, dhe bastisjes dhe konfiskimit të substancave narkotike, Policia e Kosovës ka shënuar një vëllim të madh të aktiviteve, ku në vitin 2018 janë konfiskuar vetem 18 gramë të substancave narkotike, ndërsa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, janë konfiskuar mbi 3 mijë kilogram”.
Poashtu Mehmeti tregoj se edhe numri i aksidenteve në total, duke përfshirë edhe ato me fatalitet dhe numri i personave të vdekur ka rënë.
“Policia e Kosovës ka marrë masa preventive për parandalimin e aksidenteve në trafik dhe ka bërë shqiptimin e tiketave. Edhe aksidentet me fatalitet kanë shënuar rënie nëse krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kalaur nga 41 në 37. Edhe numri total i aksidenteve në trafik nga rënë nga 7002 në 6469 aksidente”.


