Policia franceze zgjeron operacionet hetimore për vrasjen e mësuesit, 80 hetime në lidhje me gjuhën e urrejtjes në internet

Mos i humb

Autoritetet franceze thanë se kanë nisur operacione të reja, në lidhje me vrasjen e mësuesit të historisë, Samuel Paty,  të cilit iu pre koka më 16 tetor, jashtë shkollës ku ai jepte mësim në periferi të Parisit, nga një 18-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Vrasja shkaktoi zemërim të madh në Francë dhe u dënua fuqishëm nga presidenti Emmanuel Macron dhe klasa politike. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin,  deklaroi të hënën se rreth 80 hetime janë në zhvillim e sipër në lidhje me gjuhën e urrejtjes në internet.

Ministri tha se autoritetet po ashtu janë duke shqyrtuar nëse grupe të caktuara nga komuniteti mysliman në Francë duhet të shpërbëhen, pas akuzave se ato promovojnë dhunë dhe urrejtje. Darmanin tha se babai i një nxënëseje nga shkolla e Patyt dhe një militant i njohur islamik kanë nxitur vrasjen e mësuesit.

Ndërkohë që ditën e djeshme në të gjithë Francën,  u mbajtën tubime me thirrjet pro lirisë së shprehjes dhe laicizmit, ndërkohë që qeveria diskutonte të dielën forcimin e masave kundër ekstremizmit islamik. Ata që e morën fjalën në tubimet e së dielës paralajmëruan se nuk duhet t’i përgjigjen urrejtjes me urrejtje Disa mbanin flamuj francezë, ndërkohë që ata që e morën fjalën kujtuan viktimën e fundit të terrorizmit në Francë.  Duke iu referuar sloganit “Unë jam Charlie” që u dëgjua fillimisht pas sulmeve të janarit 2015 tek revista Charlie Hebdo, zoti Castex tha “Jam më tepër se kurrë Charlie”.

Në fillim të këtij muaji, Paty u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes, duke zemëruar një numër të prindërve myslimanë, të cilat i konsiderojnë ato si blasfemi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit