Policia jep detaje për aksidentin në Raçë ku humben jetën tre persona

Mos i humb

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Racë të komunës së Gjakovës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë.

Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.

Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit