Policia paralajmëron protesta: Është alarmi i fundit për qeverinë që t’i plotësojë kërkesat

Mos i humb

Çavuşoğlu: Është shqetësuese që Pelosi është kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot kritikoi ashpër kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi rreth vërejtjeve të saj...

Arrestohet stomatologu i burgut 313 në Tiranë, ishte kthyer në shpërndarës droge për të dënuarit. Ja si u zbulua

Ndodh edhe kjo! Arrestohet nga policia stomatologu i burgut 313 në Tiranë, pasi është zbuluar se shpërndante lëndë narkotike në institicionin e...

Gjithçka që duhet të dini për valën e dytë të koronavirusit në Evropë

Ndërsa shkalla e infektimit me coronavirus po rritet sërish në të gjithë Evropën, ekspertët janë të shqetësuar se një tjetër shpërthim i...

Zbulohet emaili që nxjerr mashtrimin e AKSHI/ E-Albania jashtë funksionit, noterët s’mund të japin shërbim për qytetarët

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që administron portalin unik qeveritar e-Albania nuk jep shërbim publik për qytetarët dhe bizneset.

Qeveria e Kosovës sot ka afatin e fundit për plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës për përfshirjen e tyre në vendimin e pagave shtesë nga 300 euro për korrik dhe gusht.

Nëse ekzekutivi nuk përmbushë këto kërkesa dhe ato për kompensimin e orëve shtesë, Sindikata e Policisë së Kosovës paralajmëron protestë dhe neglizhencë të punës.

Kështu kanë thënë sot drejtues të Sindikatës së Policisë në mbledhjen e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën u njoftuan deputetët lidhur me kërkesat e tyre.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë Valbona Kamberi tha se pakënaqësitë e policisë janë të mëdha, sidomos për punën në pandemi e cila nuk po stimulohet nga Qeveria.

Ajo tha se asnjë kërkesë deri tash nuk është plotësuar nga Qeveria e Kosovës.

“Tri kërkesa janë dërguar në Qeveri, asnjë përgjigje s’kemi marrë prej ende. Policia që nga 12 marsi punon 12 orë në ditë për shkak të pandemisë Covid-19. Është një sakrificë e madhe nga policia dhe jo stimulim për Policinë e Kosovës që janë në vijën e parë në luftën kundër pandemisë. Deri tash janë infektuar mbi 600 pjesëtar dhe 10 pjesëtarë të tjerë kanë humbur betejën me këtë virus. Prandaj, stimulimi i mjekëve me nga 300 euro për korrik dhe gusht ka rezultuar pakënaqësi tek policia, pasi kjo kategori nuk është përfshirë në vendimin e fundit të Qeverisë”, theksoi Kamberi.

Ajo shprehi brengën e saj edhe për mos pagesë e orëve shtesë për policinë.

Kamberi ka komentuar edhe rastin e fundit për ndërhyrjen e policisë ndaj një qytetari për mungesë të maskës.

“Nuk po pajtohemi me deputetin Daut Haradinaj i cili ka thënë se policia nuk po e kryen detyrën zyrtare. Policia nuk bën asgjë më shumë se ajo që kërkohet me ligj”, tha ajo.

Përderisa Kamberi ka thënë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të mbajnë protesta, greva si dhe do ta pasivizojnë punën në terren.

“Policia do të jetë më pasive dhe nuk do të merremi më as me dënime dhe kontrollin se kush po mban maskë e kush jo”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti Rexhep Selimi tha se është i shqetësuar me gjendjen e rëndë në policinë e Kosovës.

Ai tha se kërkesat e policisë i mbështet 100 për qind.

“Unë propozoj komisionit për formimin e Grupit Punues për mbikëqyrjen e ligjit të Policisë së Kosovës. Në anën tjetër mos përgjigja nga ana e Qeverisë është tejet shqetësuese. Policisë Kosovës nuk i paguhen orët shtesë ashtu siç duhet, madje nuk janë përfshirë në pakon emergjente me nga 300 euro”, theksoi Selimi.

Deputetja Ganimete Musliu tha se kërkesat e policisë nuk është hera e parë që dëgjohen në Kuvend.

Megjithatë, ajo ka kërkuar që komisioni unanimisht t’i mbështet kërkesat e policisë.

“Është alarmi i fundit për qeverinë që t’i plotësojë kërkesat e policisë. Por, nuk duhet edhe të shmangen protestat e policisë pasi kërkesat e tyre nuk po zgjidhen asnjë herë”, tha ajo, duke kërkuar edhe profesionalizëm në Policinë e Kosovës.

Deputeti Elmi Reçica duke kërkuar mbështetje për polici, tha se dëshiron që mos të ndodhin protesta ose grevë nga policia, pasi varet shumë siguria e qytetarëve dhe ajo kombëtare nga policia.

Deputeti Bekë Berisha ka thënë se secili prej deputetëve ka vullnet për t’i dalë në ndihmë policisë, dhe ka thënë se nuk është e nevojshme mbajtja e protestave nga policia, pasi do të zgjidhen kërkesat e tyre.

Deputeti Mefail Bajqinovci ka theksuar se kërkesat e policisë janë legjitime, dhe vërtet për pagën shtesë 300 euro janë “pezmatuar” policia.

Paga e një polici në vend aktualisht është 390 euro.

Katër kërkesat me prioritet të Sindikatës së Policisë janë: pako emergjente, shujtat, ligji për pensionim të parakohshëm dhe sigurimi shëndetësor.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...