Pompeo nis vizitën në Korenë e Veriut, negociohen detajet e denuklearizimit

Mos i humb

 

 

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të premten me zyrtarë të Koresë së Veriut në Penian, duke shpresuar të “plotësojë” detajet se si do të operohet me procesin e denuklearizimit dhe tërheqjen e trupave amerikanë, të mbetur që nga lufta e Koresë.

Pompeo u takua me Kim Yong Chol, i cili luajti një rol kyç në organizimin e takimit të muajit të kaluar në Singapor, mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreano-veriur, Kim Jong-un.

Pompeo kaloi natën e tij të parë në Korenë e Veriut, ndërsa pritet që të takohet edhe me liderin Kim Jong-un, për të detajuar organizimin e procesit, për të cilin u arrit marrëveshja në Singapor.

“Ne sapo përfunduam mbledhjen tonë të parë. Jam shumë krenar për punën e ekipit tim. Pres me padurim të vazhdoj takimet e mia me udhëheqësit e Koresë së Veriut. Ka shumë punë të vështira përpara”, deklaroi Pompeo para gazetarëve.

Në samitin e Singaporit, Kim Jong-un u angazhua për të punuar për denuklearizimin e vendit, por pa përcaktuar detajet se si dhe kur do të startojë ky proces.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit