Pompeo nis vizitën në Mal të Zi

Mos i humb

Podgoricë

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo sot në mëngjes ka rritur për vizitë në Mal të Zi.

Menjëherë pas arritjes në kryeqytetin e Malit të Zi, Pompeo filloi takimet me zyrtarët më të lartë malazezë.

Në rrjedhë janë bisedimet e Pompeos me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Pas kësaj zyrtari amerikan do të takohet me kryeministrin malazez, Dushko Markoviç.

Markoviç dhe Pompeo pas takimit do të japin deklarata për opinionin.

“Vizita zyrtare e sekretarit shtetëror, pas vizitës së zëvendës-presidentit të SHBA-ve Mike Pens në Mal të Zi, në gusht të vitit 2017, është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale të Malit të Zi dhe SHBA-ve dhe aleancës malazezo-amerikane”, thuhej më herët në njoftimin e Qeverisë malazeze.

Pompeo pas Malit të Zi do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit