Pranga 30-vjeçarit në Shkodër, kapet me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në banesë

Mos i humb

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë raportuar në polici për 30-vjeçarin. Mësohet se i arrestuar ka mbetur Drinard Kraja banues në lagjen “Bahçallëk” në Shkodër.

Policia në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.

Kundër 30-vjeçarit është ngritur akuzë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit