“Prej 2 muajsh s’kemi ujë fare”! Banorët e fshatit Orman në Maliq ngrihen në protestë: Jemi të frikësuar për shëndetin

Mos i humb

Banorët e fshatit Orman të Bashkisë së Maliqit janë ngritur sot në protestë, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Raportohet se banorët e këtij fshati kanë problem me ujin e pijshëm prej 30 vitesh. Duke folur për gazetaren Kodra, banorët kanë shprehur shqetësimin se prej dy muajsh nuk kanë fare ujë në fshat.

“Në 30 vite ka qenë me orar dy orë në ditë, duke mos plotësuar as kushtet minimale, ndërsa prej gati 2 muajsh nuk ka fare ujë në fshat.

Jemi të frikësuar për shëndetin tonë, kemi probleme shëndetësore, operuar nga veshkat, detyrohemi të mbushim ujë në fshatrat më të afërta, duke na shtuar kostot”, janë shprehur banorët e fshatit.

Fshati Orman ka rreth 2000 banorë dhe vuan mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vitesh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit