Premtoi miliona investime nëse fitonte Albin Kurti. A do ta mbajë fjalën biznesmeni kosovar?

Mos i humb

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve doli në mbështetje të hapur ndaj  kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kuriti, ndërsa deklaroi se nëse ky i fundit do fitonte zgjedhjet , ai do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

Tashmë që Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet, mbetet të shihet nëse biznesmeni nga SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën me 50 milionë euro investim, ashtu siç kishte premtuar. Ai pohonte se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij, Diaspora e do Kosovën.

Biznesmeni ka deklaruar se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit