Presidenca konfirmon aksidentimin e eskortës së Presidentit Thaçi

Mos i humb

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar aksidentimin e eskortës së Presidentit, Hashim Thaçi në Komoran të Drenasit.
“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit”, është bërë e ditur në këtë njoftim.

Siç njofton presidenca, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar.

“Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore”, përfundohet në këtë njoftim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit