President nga opozita? Balla: E provuam me Metën, ishte zgjedhja më e gabuar

Mos i humb

Ndryshe nga kryesocialisti Rama, i cili një ditë më parë u shpreh se maxhoranca është e gatshme të votojë një president të propozuar nga opozita nëse do të jetë i pëlqyeshëm, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, mendon të kundërtën.

Nga Fieri, ku mori pjesë në homazhet për 5 Majin, Balla u shpreh se një President nga opozita, ishte zgjedhja më e gabuar.

“Mendoj që një President nga opozita sikundër ishte Meta, ishte zgjedhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thënë që nuk duam një president nga PS. Mendoj që një president i mirë, duhet të pranohet nga të gjithë shqiptarët. Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe besoj i keni ndjekur sondazhet një president që ishte udhëheqës i një prej partive të opozitës, ishte presidenti më i keq në 30 vite. ” -u shpreh Balla.

Ndër të tjera, Balla theksoi se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri do të kryhet më 16 maj, kohë e mjaftueshme sipas tij, për dialog me të tre grupet parlamentare të opozitës në parlament.

“Sic jeni në dijeni raudni i parë do kryhet më 16 maj, Koha është e mjaftueshme për dialog të hapur me tre gurpet parlamentare.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit