Presidenti Erdogan dënon sulmin në sinagogë në SHBA

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar sulmin në sinagogë në Pensilvani të SHBA-ve.

“Dënoj sulmin terrorist kundër sinagogës në Pittsburgh dhe shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe popullit amerikanë”, shkroi presidenti Erdogan në llogarinë e tij në twitter.

“Turqia pa mëdyshje dënon të gjitha llojet e terrorizmit në të gjitha pjesët e botës pavarësisht nga synimet e tyre”, shtoi ai.

Mediat lokale raportuar se një numër i madh i personave janë qëlluar gjatë sulmit, ndërsa raportohet të ketë edhe të vdekur.

Mediumet amerikane raportuan për të paktën 11 të vdekur.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar është marrë në paraburgim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit