TRI PYETJE ME NJË PËRGJYGJEJE!

Mos i humb

Nxënësi vjen me vrap dhe e pyeten mësuesin. Tri pyetje po më shqetsojnë dhe më kanë vendue në dyshim!

Urdhëro i thotë mësuesi…
1-A ekziston Zoti me të vërtetë,nëse po,atëherë më paraqit formën e Tij?
2-Çka është caktimi i Zotit dhe si ta kuptoj?
3-Nëse Shejtani është i krijuar nga zjarri, pse të hudhet e të dënohet me zjarrë,kur e dijm se zjarri nuk e djegë zjarrin?

Mësuesi papritmas i mëshoji shuplak të nxehtë.Nxënësi i tha pse më mëshove shuplakë, a u hidhrove në mua për pyetjet?

Mësuesi i tha: Jo, nuk u hidhërova, por përgjigjejet i ke në këtë shuplak. Më thuaj çka ndien pas kësaj shuplake?
Nxënësi: Normal ndiej dhimbje.
Mësuesi: A mendon se dhimbeja ekziston?
Nxënësi: Po, ekziston!
Mësuesi: Atëherë më trego formën e saj.
Nxënësi: Nuk mundem!
Mësuesi: Kjo është përgjigjeja e pyetjes së parë,të gjithë ne e ndiejm ekzistencën e Zotit, por nuk mundemi ta shohim!

Mësuesi: Më thuaj, a e ke paramendue, apo e ke ditë dje, se unë sot, ka me ta dhënë këtë shuplak të nxehtë?
Nxënësi: Jo, nuk e kam ditur!
Mësuesi: Pra, ky është caktimi i Zotit, një gjë që ti nuk e ke ditur më parë,e që të ndodhi!

Mësuesi: Më thuaj,me këtë që të rashë shuplakë (dora), prej çka është e krijuar?
Nxënësi: Shuplaka e dorës është e krijuar nga dheu,ashtu sikurse tërë trupi i njeriut!
Mësuesi: Po faqeja jote prej çkafit është e krijuar?
Nxënësi: Po normal se është krijuar prej dheut.
Mësuesi: Po,çka po ndien në faqe?
Nxënësi: Dhimbje!
Mësuesi: Më thuaj pra,si është e mundur dheu me i shkaktue dhimbje dheut(dora-faqes)?

Pra kjo është dëshira e Zotit, që shejtanin e ka krijuar prej zjarrit,dhe me zjarrë do ta djegë e dënon,me një dënim pikëllues!(Musa Vila)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit