Presidenti Erdogan priti me ceremoni zyrtare Presidentin e Moldavisë, Igor Dodon

Mos i humb

Presidenti Recep Tayip Erdogan priti me ceremoni zyrtare Presidentin e Moldavisë, Igor Dodon.

Pas takimit kokë më kokë, dy presidentët do të bashkëkryesojnë mbledhjen e parë të Nivelit të Lartë Strategjik Turqi-Moldavi, që do të zhvillohet në Ankara.

Erdoan dhe Dodon pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi.

Në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm edhe zëvendpresidenti Fuat Oktay, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusollu, ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan dhe Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun.

Në delegacionin mysafir ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Moldavisë Ion Kiku dhe Kryeministrja e Rajonit Autonom Gagauz Irina Vlah.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit