Pavarësisht se ka rënë numri i sulmeve të Rusisë, regjimit sirian, dhe grupeve të mbështetura nga Irani në qytetin Idlib të Sirisë, gjatë 48 orëve të fundit në kufirin e Turqisë kanë kaluar edhe 20 mijë civilë të tjerë.
Kurse numri i atyre që janë zhvendosur nga vendi ku jetonin, që nga fillimi i muajit nëntor e deri më tani ka arritur në 284 mijë.
Pavarësisht se javës së kaluar janë reduktuar bombardimet e dhunshme të Rusisë, regjimit të Esadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, familjet që kanë frikë se mos sulmet vazhdojnë, arratisen në rajonet në afërsi të kufirit me Turqinë.
Drejtori i Koordinimit të Ndërhyrjes, Muhammed Hallaj, që zhvillon punimet për mbledhjen e të dhënave të civilëve të zhvendosur, bëri të ditur se brenda 48 orëve të fundit janë zhvendosur 20 mijë civilë dhe nënvizoi se që nga fillimi i muajit nëntor e deri më tani janë arratisur 284 mijë civilë.
Ndihet shqetësimi se nëse përshkallëzohen përsëri sulmet do të fillojnë emigrimet edhe në rajonin Cebel ez-Zeviye, që ndodhet në jug të Idlibit.