Presidenti Erdogan u takua me emirin e Katarit

Mos i humb

Të hënën paradite Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Katar për një vizitë zyrtare.

Presidenti Erdoan u prit me ceremoni zyrtare nga emiri i Katarit, Sheiku Tamim al-Thani.

Pas ceremonisë të dy liderët zhvilluan një takim kokë më kokë, pastaj kryesuan mbledhjen e Komitetit të Lartë Strategjik, ku do të marrin pjesë ministrat përkatës nga të dyja vendet.

Në këtë takim do të trajtohen çështje si: ekonomia, turizmi, energjia, mbrojtja dhe investimet e përbashkëta.

Gjithashtu ndërmjet dy vendeve do të firmosen edhe disa memorandume mirëkuptimi dhe marrëveshjes.

Në kuadër të kontakteve në Katar Presidenti Erdoan vizitoi edhe Bazën Ushtarake Turke që ndodhet në këtë vend dhe iu drejtua me një fjalim edhe ushtarakëve turq me detyrë në këtë bazë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit