Presidenti gjerman Steinmeier thirrje partive që të formojnë qeveri

Mos i humb

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier është takuar me liderët e partive pas bisedimeve për formimin e qeverisë së re mes bllokut konservator të kancelares Angela Merkel, të orientuarit e majtë, të Gjelbërtit dhe Partia e Lirë Demokratike (FDP), të cilat këtë javë dështuan.

Steinmeier, i cili u bëri thirrje liderëve politikë që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe sërish të tentojnë të formojnë qeveri, do të takohet të martën me krerët e të Gjelbërve dhe FDP-së.

Partia e majtë Socialdemokratike (SPD), partner i Merkelit në qeverinë kalimtare, tha se nuk do të heqë dorë nga refuzimi që të hyjë në administratën e kancelares, shkruan aa. Nëse SPD mbetet në këtë qëndrim, zgjidhja është qeveria e pakicës ose shpallja e zgjedhjeve të reja.

Peter Altmaier, ushtrues detyre ministër i Financave dhe bashkëpuntor i ngushtë i Merkelit, u bëri thirrje partive që të mos ikin nga përgjegjësitë e tyre, por formimi i qeverisë të jetë qëllimi primar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit