Presidenti i Irakut i shpreh ngushëllime homologut turk Erdogan

Mos i humb

Presidenti i Irakut, Barham Salih, përmes një telefonate i ka shprehur ngushëllime presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e vrasjes së diplomatit turk në Erbil.

Salih ka telefonuar presidentin Erdogan për t’i shprehur ngushëllime pas sulmit të armatosur në një restorant në Erbil, qytet në rajonin kurd të Irakut, që rezultoi me vdekjen e një punonjësi të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë, njoftoi presidenca turke.

Gjatë bisedës telefonike, dy liderët kanë biseduar diskutuar edhe çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Të mërkurën, një diplomat turk i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Erbil ra dëshmor në një sulm të armatosur në një restorant, ndërsa jetën po ashtu humbi një shtetas irakian dhe një tjetër u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital një ditë pas sulmit.

Sipas të dhënave më të fundit të siguruara nga zyrtarët e vendit, në sulm kanë qenë të përfshirë katër persona, të cilët kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit