Presidenti i KE: Do të japim dritën jeshile për Ukrainën dhe Moldavinë, për tu marrë statusin e kandidatit për në BE

Mos i humb

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë nga Brkseli se unionin i BE-së do t’i japë Ukra8inës statusin e vendit kandidat në BE.

‘Ky është një moment vendimtar për BE-në. Besoj de do t’i japim Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në BE. Ne do të shprehim një një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë”, deklaroi Michel.

Liderët e BE-së do të mblidhen sot në një samit dy ditor në Bruksel. Kryeministri Rama së bashku me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vuçiç dhe Kovaçevski kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas sinjaleve pozitive nga Bullgaria.

Por çfarë pritet të ndodhë në Samit?

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë pranë vendimit të shumëpritur për aprovimin e kuadrit negociues.

Ky kuadër negociues kishte deri tani mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut kryesisht mbi të drejtat e qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjeve të tjera të lidhura me historinë, gjuhën dhe identitetin midis dy vendeve. Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për kuadrin negociues të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europia.

Në samitin e BE-së në Bruksel, liderët evropianë pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar të Komisionit Evropian, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit e BE pritet gjithashtu të shprehin angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit të rajonit në bllok dhe të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do te mbajne një konferencë për shtyp në përfundim të takimit midis 27 liderëve të Bashkimit Europian dhe 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Burimet e Bashkimit Europian kanë shpjeguar për ABC, se do të ketë konkluzione edhe për Ballkanin Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit