Presidenti i KE e thotë hapur: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë

Mos i humb

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel është shprehur pro nismës rajonale “Open Balkan”, ku deri tani janë bashkuar vetëm 3 vende, Shqipëri, Sertbi dhe Maqedoni e Veriut.

“Lidhur me pyetjen e parë, është e përligjur që në Shqipëri të ketë padurim për të kaluar këtë pengesë dhe për të filluar këtë negociatë sa më shpejt.

Unë jam një partner dhe një mik i angazhuar për të zgjidhur vështirësitë me të cilat jemi konfrontuar.

Pas disa javësh do kemi një mbledhje të pres franceze.

Ne do ta bëjmë vlerësimin….

Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe e përligjur.

Për sa i përket Ballkanit të Hapur, unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë.

Sa më shumë që të jenë aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e BP në BE.

Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për BP. Janë paketa që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit