Xhafaj: Nga jam unë thonë ‘moti i mirë mësohet në dallgë të larta’.

Mos i humb

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK Arben Kraja i cili po raporton tek Komisioni i Ligjeve, teksa ka dhënë dhe qëndrimin e tij në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se SPAK ka pasur një fillim të vështirë dhe se trysnia do vazhdojë të jetë dhe më e fortë.

Sipas Xhafajt, duhet të ikë koha kur një Oficer i Policisë Gjyqësore pranë prokurorit bënte në një ditë 20 kallëzime, jo hetime; apo kur OPGJ-të shërbenin si sekserë të prokurorit, apo kur drejtuesi i prokurorisë kontrollonte trafikun e dosjeve të interesave.

“Të bëjmë politika të zhvillimit shtetëror dhe shoqëror jo partiake në interes të së ardhmes dhe qytetarëve.

E mbështes punën e prokurorëve të SPAK-ut jo vetëm sepse lidhet me një qëllim tonë të madh ku unë kam qenë pjesë aktive siç është reforma në drejtësi, por edhe se kanë pasur një fillim të vështirë.

Vite të vështira, trysni që unë besoj se do vazhdojë të jetë dhe më e fortë.

Andej nga jam unë thonë moti i mirë mësohet në dallgë të larta. Unë besoj se prokurorët e prokurorisë duhet të ndahen nga e kaluara e prokurorisë së krimeve të rënda, nga mentaliteti, nga disa praktika që kanë qenë të dëmshme.

Nuk e kanë pasur këtë mbështetje, këtë pavarësi të djeshmit. Por natyrisht ka nevojë të tregojnë një tjetër përgjegjshmëri.

Është pozitive sot dhe ju deklaruat që nuk ka rrjedhje të sekretit hetimor. Duhet të ikë koha kur një Oficer i Policisë Gjyqësore pranë prokurorit bënte në një ditë 20 kallëzime, jo hetime.

Apo kur OPGJ-të shërbenin si sekserë të prokurorit, apo kur drejtuesi i prokurorisë kontrollonte trafikun e dosjeve të interesave.

Për fat të mirë nuk i kemi këto sot, por ama gjithë kjo përvojë negative duhet të jemi të kujdesshëm për t’u bërë barrikadë. Integriteti kërkon integritet institucional”, deklaroi Xhafa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit