Presidenti i Sri Lankës nënshkroi dënimet me vdekje për 4 të dënuar

Mos i humb

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, miratoi sot dënimin e rrallë me vdekje për katër të dënuar me vdekje për vepra penale lidhur me drogën.

Siç njoftojnë mediat vendase, ekzekutimi i fundit në Sri Lankë ka ndodhur 43 vjet më parë.

“Data është vendosur. Kam njoftuar autoritetet përkatëse”, u tha gazetarëve Sirisena në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, njoftoi portali i lajmeve “Colombo Gazette”.

Organizata “Amnesty International” shprehu zemërim për këtë veprim duke i kërkuar presidentit ta tërheqë vendimin e tij.

Drejtori i “Amnesty International” për Azinë Jugore, Biraj Patnaik tha se “Në një kohë kur vendet tjera kanë arritur të realizojnë se politikat e tyre të kontrollit të drogës kanë nevojë për reforma dhe po ndërmarrin hapa për të reduktuar përdorimin e dënimit me vdekje, Sri Lanka po pengon trendin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit