Presidenti Ivanov në Forumin Botëror në Stamboll

Mos i humb

Forumi i World Business Angels (WBAF) (Forumi Botëror i Biznesit të Engjëjve) është pjesë e procesit të pandashëm të lindjes së një paradigme të re që duhet të ofrojë zgjidhje inovative dhe kreative për sfidat globale, theksoi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në adresimin e Forumit Botëror të Biznesit të Engjëjve në Stamboll, Turqi.

“Ju investoni kohë, energji, financa për të gjeneruar sa më shumë vende pune, me qëllim që sa më shumë njerëz ta kenë dinjitetin të punojnë, fitojnë dhe të prosperojnë. Me këtë të gjithë ju ndihmoni në ndërtimin e botës më të mirë dhe më të drejtë”, theksoi presidenti Ivanov.

Ai foli për Shkollën e liderëve të rinj e cila u shpall si projekti më i mirë social në Europë për vitin 2017 nga ana e Forumit Botëror të Biznesit të Engjëjve.

Ivanov theksoi se qëllimi i Shkollës për liderë të rinj është që të rinjve më të talentuar dhe më të suksesshëm nga Maqedonia dhe nga rajoni t’u mundësohet ajo që nuk mund ta fitojnë në kuadër të sistemit zyrtar arsimor.

Presidenti Ivanov theksoi se idenë për formimin e Shkollës për liderë të rinj e mori falë studentëve të tij, të cilët janë bërë politikanë dhe vendim marrës.

“Lidershipi do të thotë ndikim meqë lideri pa ndikim është një njeri pa autoritet. Do t’ju jap një shembull personal, u bëra president falë studentëve të mi të cilët u bënë politikanë, vendim marrës. E çfarë të bëjë një profesor kur të bëhet president. Përgjigja është e thjeshtë, hap shkollën e tij”.

Ai falënderoi të pranishmit në forum, të cilët siç tha Ivanov, njohën rëndësinë e projektit Shkolla e liderëve të rinj dhe e mbështetën këtë mision.

“E gjithë kjo është e mundur falë njerëzve si ju, Biznesit të Engjëjve që njohën rëndësinë dhe vlerën e projektit tonë dhe mbështetën misionin tonë, të bindur se investojnë në liderët e ardhshëm shoqëror. Në mesin e tyre janë edhe liderët e sektorit të biznesit të Maqedonisë, por edhe brendeve globale”, theksoi Ivanov.

Mes tjerash ai shtoi se kompanitë përballen me revolucionin e katërt industrial, përmes robotikës, inteligjencës artificiale, automjeteve autonome, uberizimit, dronët, informatika kuantike dhe valuta dixhitale.

“Përfundimisht, transformimi dixhital i universiteteve krijon kushte për programe të personalizuara studimore që përmes parqeve teknologjike mundësojnë të krijohen kuadro për revolucionin e katërt revolucionar. Paralelisht me evolucionin teknologjik të telefonave të mençur, përmes fabrikave të mençura deri te qytetet e mençura do të jemi dëshmitarë të një transformimi thelbësor të tërë sistemeve të prodhimit dhe menaxhimit”, shtoi në fund presidenti Ivanov./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit