Presidenti palestinez të martën për vizitë në Arabinë Saudite

Mos i humb

Siç është planifikuar, presidenti palestinez Mahmoud Abbas të martën do të mbërrijë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, për bisedime me mbretin Salman bin Abdulaziz dhe princin e tij të kurorës Mohamed bin Salman.

Ambasadori palestinez në Rijad, Bassam al-Agha, për radion zyrtare “Zëri i Palestinës”, tha se “vendimi fundit i SHBA-ve për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit do të figurojë në nivel të lartë në axhendën e bisedimeve të presidentit Abbas në Arabinë Saudite”.

Diplomati palestinez në Arabinë Saudite mohoi raportimet se Abbas ka qenë nën presion nga zyrtarët sauditë gjatë vizitës së tij të fundit të muajit të kaluar në mbretërinë e pasur me naftë.

“Këto raporte janë të pabazuara dhe synojnë të minojnë marrëdhëniet palestineze dhe saudite”, tha al-Agha.

Më herët, mediat izraelite dhe të huaja thanë se presidentit Abbas i është bërë presion nga zyrtarët sauditë për të bërë lëshime thelbësore për Izraelin.

Më 6 dhjetor, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar demonstrata të zemëruara në shumë vende muslimane dhe dënime mbarë botërore.

Duke kundërshtuar lëvizjen, një Samit i jashtëzakonshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC), javën e kaluar në Stamboll, deklaroi se Kudsi Lindor është kryeqytet i Palestinës.

Kudsi mbetet zemra e konfliktit palestinezo-izraelit, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti palestinez./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit