Presidentja e Komisionit Evropian: Kontrata e AstraZeneca-s duhet të bëhet publike

Mos i humb

Presidentja e komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, i ka bërë thirrje kompanisë AstraZeneca, që të publikohet kontrata e vaksinës së BE-së pas përplasjeve mes palëve në lidhje me shpërndarjen e dozave.

Kontrata e nënshkruar në gusht përmbante klauzola të detyrueshme dhe ajo kërkonte “shpjegime të arsyeshme” për vonesat. AstraZeneca fajëson vonesat e prodhimit në dy impiantet e saj edhe sot pritet edhe miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave. Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Evropian, me një mundësi për 100 milion doza më shumë që do të dorëzohen pas miratimit të vaksinës.

Por burimet e ndryshme brenda BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milion vaksinave që prisnin të merrnin deri në Mars, një mungesë prej rreth 75 milion dozash.

AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.

Shefi ekzekutiv i saj, Pascal Soriot, tha se kontrata përcaktonte që kompania do të bënte “përpjekjen më të mirë” për të përmbushur kërkesën e BE dhe nuk e detyron kompaninë t’i përmbahet një afati specifik kohor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit