Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Gjermani

Mos i humb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.

Sipas kumtesws nga Presidenca, gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit