Pretendohet se Arabia Saudite ka “hapur hapësirën ajrore për fluturimet në Izrael”

Mos i humb

Pretendohet se Arabia Saudite ka hapur hapësirën ajrore për kompaninë ajore Air India të Indisë e cila do të realizojë fluturime për në Izrael.

Gazeta izraelite Haaretz në lajmin e saj të bazuar në burime të afërta me Autoritetin e Aviacionit Civil të Izraelit, pretendon se Arabia Saudite ka lejuar të kalojnë mbi hapësirën e saj ajrore avionët e Indisë të cilët do të fluturojnë nga qyteti New Delhi i Indisë drejtpërdrejt në Tel Aviv të Izraelit.

Në artikullin e gazetës theksohet se në këtë mënyrë Arabia Saudite hap për herë të parë hapësirën e saj ajrore për avionët që do të fluturojnë për në Izrael. “Kohëzgjatja e fluturimeve nga India për në Izrael në krahasim me rrugën e përdorur aktualisht do të shkurtohet me rreth dy orë e gjysmë dhe se rruga e re do të pakësojë shpenzimet e karburantit të kompanisë ajrore”, thuhet në artikull.

Ndër të tjera tërhiqet vëmendja se kjo leje e Arabisë Saudite për fluturimet e drejtpërdrejta të Air India në Tel Aviv vjen pas vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Indi.

Ndërkohë thuhet se autoritetet e Arabisë Saudite në lidhje me këtë temë ende nuk janë prononcuar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit